3 Shtator, 2024
Tani mund ta shijoni një përzgjedhje të jashtëzakonshme ushqimesh në veri të Mitrovicës, afër urës së lumit Ibër.
Shija e njohur e pulës së Heb's tashmë ka arritur edhe në veri të Mitrovicës, përkatësisht në sheshin verior, i cili gjendet shumë afër urës së lumit Ibër.
Heb's vjen edhe në këtë vend me një shumëllojshmëri zgjedhjesh ushqimore dhe një ambient fantastik e ideal për të krijuar momentet më të paharruara me familjarët dhe shoqërinë tuaj.
Dëshira e madhe për të qenë sa më afër konsumatorëve e bën Heb's që të krijojë gjithmonë mundësi për lokacione të reja.
Nëse akoma nuk e keni vizituar Heb's në veri të Mitrovicës, duhet ta bëni tani. Fundja, ata që e kanë provuar mund ta dëshmojnë: Heb's është shija e vulosur e përsosmërisë!
Mos harroni, Heb's po ju pret në sheshin verior!